Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri i pyetur në lidhje me abetaren e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, se kur, edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të përdorin abetaren e unifikuar, tha se procedurat atje kishin filluar më herët dhe se po shqyrtohen të gjitha mundësit që kjo të ndodhë edhe tek ne.
“Jam i bindur se shumë shpejt kjo do të ndodhë edhe tek ne. Ju e dini se në Shqipëri dhe Kosovë, është promovuar ky libër, viti shkollor atje fillon më vonë, ne pak më herët. Do të sigurojë librin dhe do të shohim se si do të rrjedhin gjërat më tej”, ka thënë ministri Shaqiri, raporton Schoolture.info