Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Internet falas për të gjithë nxënësit nga familjet që marrin ndihmë sociale

Internet 10 GB falas çdo muaj do të marrin nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme e që vijnë nga familje që marrin ndihmë sociale.

Kjo bëhet me qëllim që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të ndjekin mësimet në distancë, pra online, proces që më parë nuk ishte i rregulluar ligjërisht por tashmë ka marrë miratimin e Qeverisë.

Për këtë Telekomi i Maqedonisë, me të cilën Qeveria sot nënshkruajti marrëveshje, do të dhurojë 18,400 kartela për internet celular. Interenti do të mund të shfrytëzohet vetem për platformat për mësim online. Kartelat do të shpërndahen nga qendrat lokale të Ministrisë për Punë dhe Politika Sociale.