Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqirin me të cilin kanë diskutuar për Abetaren e unifikuar dhe mundësinë e përfshirjes së këtij materiali mësimor në programin tonë arsimor.
Grubi njofton se për këtë iniciativë e ka njoftuar edhe Kryeministrin Kovacevski.
Njoftimi i plotë i Grubit:
Vitin e ri shkollor me Jetonin e nisëm duke shfletuar abetarën e re dhe fletorën e punës, me ç’rast diskutuam për format e përfshirjes së këtij materiali mësimor në programin tonë arsimor për të standardizuar materialet mësimore.
Gjithashtu dje njoftova edhe Kryeministrin Kovacevski për iniciativën, si dhe bisedova me Kryeministrin Rama për këtë çështje të cilën e kishim diskutuar në takimin tonë të fundit dhe kam bindjen që Jetoni do ta nis procesin e përfshirjes së Abetares në procesin tonë arsimor.