Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Joakim Nedellkov në konferencën e sotme për shtyp tha se dëshira e tyre është që nxënësit të kthehen në shkolla, por që pa propozim konkret nga MASH dhe MPPS, greva nuk do të ndërpritet.
“Kërkojmë të gjejmë mënyrë në interes të nxënësve dhe prindërve, megjithatë duhet të jemi të qartë. Pa propozim të pranueshëm nga Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale shuë është rëndë, respektivisht është e pamundur ndërprerja e grevës”