Grante për aktivitete që promovojnë multikulturalizmin në 44 shkolla fillore dhe 16 të mesme

44 shkolla fillore dhe 16 shkolla të mesme në mbarë vendin do të marrin mjete për realizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës për vitin shkollor 2022/2023.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar në ueb faqen e saj të internetit rezultatet e Thirrjes Publike, përkatësisht listat e shkollave fillore dhe të mesme që do të financohen për këtë lloj aktiviteti.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në njoftim thekson se qëllimi kryesor i këtyre granteve është promovimi i praktikave të mira për aktivitete që nxisin marrëdhënie harmonike bazuar në respektimin e dallimeve.