Gjeniu i matematikës Ylli Morina mori bursë të plotë që shkollimin ta vazhdojë në ndonjë shkollë ndërkombëtare

Ylli Morina, gjeniu 13 vjeçar i matematikës nga lagjja e Shkupit Shuto Orizare, i cili pothuajse çdo moment e kalon duke zgjidhur problemet e matematikës dhe fizikës dhe mëson nxënës nga vendi dhe jashtë, storjen e të cilit e publikoi Portalb.mk dhe Meta.mk në episodin e 36-të “Shortcut””, ka fituar bursë të plotë për të vazhduar shkollimin në ndonjë shkollë ndërkombëtare.

“Maarif International Schools ofron mundësi bursash për studentë të talentuar. Gjeniu 13-vjeçar i matematikës, Ili Morina, ka marrë 100% bursë nga shkolla jonë. Ose vitin shkollor 2022/2023 do ta kalojë në kampusin e Shkupit. I urojmë shumë suksese dhe arritje të larta në përpjekjet e tij të ardhshme”, njoftuan nga shkolla.

Ylli në fillim të këtij muaji ka pasur takim me përfaqësuesin e Fondacionit Maarif, Mehmet Baran, ku ka treguar historinë e tij për suksesin në matematikë dhe ka shprehur dëshirën për të vazhduar shkollimin në Turqi.

Pas storijes në Portalb.mk dhe Meta.mk, Ylli është takuar edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Ata diskutuan për nevojën e mbështetjes për talentet e rinj dhe nevojën për reforma në arsim që do të mundësojnë përparimin e nxënësve të talentuar. Ylli tregoi se si në mungesë të mësimdhënies dhe librave të përshtatur siç duhet sipas nevojave dhe talentit të tij, ai duhej të plotësonte njohuritë e tij në internet duke ndjekur profesorë nga jashtë dhe më pas filloi të ndante atë që mësoi në kanalin e tij në YouTube.