Fushatë për nxënësit e shkollave fillore në Gostivar kundër bullizimit

Nxënësit e klasave të nënta, mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave jo qeveritare morën pjesë në debat si pjesë e fushatës për parandalim të paraqitjes së bullizmit midis moshatarëve.

Ngjarja, e cila është pjesë e programit mësimor për klasën e 9-të në shkollën fillore “Edinstvo” i konceptuar si “Ditë e hapur për edukimi qytetar”.

Nxënësit me përbërje të përzier etnike, maqedonas, shqiptarë dhe romë përmes një prezantimi onlajn u njohën me paraqitjen e bullizmit në shkollat fillore dhe ballafaqimin me të. Përmes debatit dhe analizës, pjesëmarrësit konfirmuan se ky është një problem i madh dhe serioz që është gjithnjë e më i pranishëm dhe nga disa sugjerime nxënësit zgjodhën që Bullizmi është problemi më i madh me të cilin përballen.

Mësuesit Natalija Ristoska dhe Lumnie Sulejmani Abduli, të cilët ishin mentorë, përmendën se qëllimi i ngjarjes është përmes një debati të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me ekzistencën e bullizmit midis kolegëve dhe kapërcimin e tij.

Në ditën e hapur u paraqitën video dhe prezantime nga nxënës që e trajtuan temën, si dhe një intervistë me psikologun shkollor.

Në fund, pjesëmarrësit thanë se kjo ngjarje duhet të shndërrohet në një fushatë më gjithëpërfshirëse për ta parandaluar dhunën dhe bullizmin midis nxënësve të shkollave fillore.