I jepet lamtumira e fundit Faruk Zeqirit në mesin e shumë familjarëve, kolegëve e nxënësve. Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e Butelit me namazin e drekës.
Dhimbje e madhe për të gjithë ata që e njohën një njeri të mirë siq ishte Faruku. Mes atyre që folën ishin edhe disa hoxhallarë. Ndër ta foli edhe hoxha i mirënjohur nga Shkupi, Bekir Halimi i cili nuk mundi ti ndalte lotët “Vdekja është e vërtetë dhe askush nuk mund t’i ik asaj. Nuk ka rëndësi je i pushtetshëm apo je njeri i rëndomtë. I pasur apo i varfër vdekja është hak” u shpreh hoxha Bekir Halimi.
Hoxhë Ferid Selimi tha: “Kam bërë disa vjet si hoxhë, kam varrosur plot drejtorë e funksionerë, ama kështu prani të madhe të njerëzve NUK KAM PA!”
Të pranishëm ishin edhe shumë politikanë shqiptarë e maqedonas në varrimin e të ndjerit. /Populli.mk