EMUC “8-SHTATORI”/ Për herë të parë sjell programin e avioteknikut, program joshës dhe shumë modern

Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit EMUC “8-Shtatori” në vazhdimësi po sjell në vendin tonë drejtime shumë atraktive e të cilat janë më se të nevojshme për kohën në të cilën jetojmë.

Së fundmi duke filluar nga viti i ardhshëm, pjesë e programit do të jetë edhe drejtimi avioteknik.

Drejtori i kësaj shkolle, Dr. Kenan Hasani, duke shpjeguar këtë drejtim të ri, tha se është një profil i ri i cili është shumë i nevojshëm dhe atraktiv.

“Në vargun e shumë programeve të reja të cilat ne si shkollë po i promovojmë ndër vite me radhë, tani nga viti i ri shkollor kemi programuar që ta inkorporojmë edhe lëndën e aviotekniku. Bëhet fjalë për një profil të ri që është deficitar, por shumë joshës dhe modern. Bëhet fjalë për një drejtim i cili garanton një të ardhme të sigurt dhe një karrierat të begatshme për të gjithë ata që do të bëhen pjesë e këtij drejtimi”, ka deklaruar për Schoolture drejtori i shkollës, Kenan Hasani.

Më posht mund të shihni edhe një video prezantim të shkollës EMUS “8-Shtatori”.

Përgatiti: Schoolture.info