Carovska: I ftojmë shkollat ​​e mesme profesionale dhe kompanitë të aplikojnë për thirrjen për grante të Bankës Gjermane për Zhvillim

Në shkollat ​​e mesme profesionale dhe kompanitë ju mbesin qasje për mjetet financiare për pajisjen e punëtorive dhe laboratorëve të nevojshëm për realizimin e mësimit praktik dhe arsimit të dyfishtë, përmes Fondit Rajonal për Sfidat dhe për atë pres që të japë nxitje për bashkëpunimin më intensiv,  me qëllim për arsim profesional cilësor të nxënësve, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fjalimin e saj në uebinarin e Fondit Rajonal për Sfidat që vepron në korniza të Forumit të Investimeve të Odave nga Ballkani Perëndimor. Në uebinarin ishte promovuar thirrja e parë për shprehjen e interesit për financimin e projekteve për bashkëpunimin lidhur me arsimin dhe trajnimin profesional .

Ministrja Carovska theksoi se Fondi Rajonal do të kyç dinamikë të re sepse hyrja e mjeteve financiare dhe mundësia të mbështeten idetë e shkollave dhe kompanive, do të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe më në fund do të shihet se kompanitë dhe shkollat ​​përfitojnë nga ky proces, ndërsa rezultati se janë nxënës të aftë. Mjetet do të mund të përdoren për realizimin e projekteve në lidhje me prokurimin e pajisjeve, trajnimet e mentorëve dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për realizimin cilësor të programeve arsimore në shkollat ​​profesionale. Mbështetja financiare do të mundësojë që më shumë kompani të kyçen në trajnime praktike dhe arsim të dyfishtë.

Nën moton “Mëso me mençuri, dhe puno me profesionalizëm”, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë vetëm se ka realizuar konsultime me kompanitë, odat ekonomike dhe vetëqeverisjet lokale për nevojën për të hapur profile dhe paralele të reja në shkollat ​​e mesme profesionale në të gjithë vendin nga viti i ardhshëm shkollor .

“Para nesh qëndrojnë shumë sfida, si pajisjet në shkollat, ekipi në kompanitë në marrëdhënie të mentorëve, por sfidë është ta kthejmë shkëlqimin e arsimit të mesëm profesional që përmes viteve është i humbur dhe tash po përpiqemi ta kthejmë vlerën e tij . Bëhet fjalë për ndryshimin e perceptimit të prindërve dhe nxënësve ndaj shkollave të mesme profesionale. Ata duhet të jenë plot me nxënës në mënyrë që të presim si rezultat i kryer nxënës profesional, të cilët më pas do të mund të kyçen në proceset e punës “, theksoi ministrja Carovska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Odat Ekonomike bëri hulumtim në të cilin morën pjesë 450 kompani nga i gjithë vendi, dhe rreth 85% e tyre shprehën gatishmëri që të bashkëpunojnë me shkollat ​​e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës në mësimin praktike, tha Carovska, duke shtuar se në rrjedhë është procesi i lidhjes së komponentëve, shkollës me kompaninë, me qëllim realizimin me sukses të arsimi profesional.

“Kompanitë tashmë po inkurajohen ndërsa shkollat ​​po bëhen proaktive. “Sfida tjetër do të jetë bursa e nxënësve me qëllim t’i inkurajojmë që të regjistrohen në këto shkolla” tha Carovska.

Fondi Rajonal për Sfidat funksionon me autorizim nga Unionin Gjerman ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe është i mbështetet nga Banka Gjermane për Zhvillim KFW. Ka për qëllim që të forcojë rëndësinë e tregut të punës në marrëdhënie të arsimit dhe trajnimit profesional përmes financimit të investimeve në pajisje dhe infrastrukturë për subjektet të cilat sigurojnë trajnim dhe që marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta për trajnim me kompanitë partnere.