BURSA/ MASH publikon rezultatet e konkursit për bursa vitin shkollor 2021/2022

Ministria e Arsimit dhen Shkencës ka publikuar rezultatet nga konkurset për bursa për nxënës për vitin shkollor 2021-2022.

Në ueb faqen e ministrisë janë shpallur fituesit e kategorive të ndryshme së bashku me marrëveshjen për bursë.

Më së voni deri më 3 dhjetor, çdo fitues duhet ta shkarkojë dhe ta plotësojë në tre kopje marrëveshjen adekuate dhe së bashku me xhirollogari personale ta dorëzoj deri tek MASH.

Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi që të dërgojnë ankesë deri tek Ministria, në adresën: bulevard “Sv Kiril i Metodij” numri 54, 1000 Shkup, ose nëpërmjet adresës: ucenicki.stipendii@mon.gov.mk pasi që në adresën e tyre do të kenë arsyen se përse aplikacioni i tyre është refuzuar. /Schoolture.info