BURSA/ Albiz publikon rezultatet e konkursit, këto janë 175 studentët që kanë fituar bursa

Fondacioni Albiz në faqen e tyre zyrtare ka publikuar emrat e studentëve të cilët kanë fituar bursa për vitin akademik 2021-2022.

“Në vazhdimësi, studentët fitues do të kontaktohen nga Fondacioni ALBIZ për nënshkrim të kontratës për bursë dhe për procedurat administrative të pagesës.

Kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës që nga dita e shpalljes të rezultateve duhet të hapin xhirollogari në HalkBank.

Në ditën e përcaktuar për nënshkrim të marrëveshjes, studentët duhet t’i posedojnë këto dokumente:

Dokument identifikimi

Kopje të xhirollogarisë nga Halkbank

Fituesit duhet të jenë prezent në datën në të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.”, thonë nga Albiz, përcjell Schoolture.info

Për të parë se kush ka fituar Bursën klikoni KËTU.