Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milososki në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se gjatë fundjavës ka rënë tavani në çerdhen “Majski Cvet” në Taftalidze 2.
“Në kopshtin “Majski Cvet” (Karposh, Taftalidze 2) ra tavani për fundjavën, derisa fatmirësisht nuk kishte fëmijë, as të lënduar apo viktima. Por duhet të ketë përgjegjësi për këtë ndërtim të rrezikshëm, për bujën për një objekt që kujdeset për fëmijët e vegjël dhe për tenderin”, ka shkruar Antonio Miloshoski.
Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski sot do ta vizitojë çerdhen.
Më vonë gjatë ditës pritet të dalë një deklaratë ku do të sqarohen arsyet e rënies së tavanit. /Alsat.mk