Të punësuarit në çerdhe akoma nuk kanë marrë pagën e muajit Shtator. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk saktësuan se kur paga e këtyre punonjësve do të jetë në llogaritë bankare. Sipas sqarimit me shkrim të këtij dikasteri shkaku i vonesës ka të bëj me listat e vonuara të përllogaritjes së pagave që disa çerdhe të vendit nuk e kanë kryer. Kreu i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov tha se vonesa është shkaktuar për shkak të firmosjes së Marrëveshjes së re kolektive më 13 tetor dhe procedurave vijuese që këto punonjës pagat t’i marrin me rritje prej 15 %.
“Duke pas parasysh që Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në çerdhe e firmosëm më 13 tetor, kjo marrëveshje kolektive përmban dispozitë me të cilën pagat e punonjësve të shërbimeve publike do të rriten për 15 %. Kjo ndikoi që procedura e marrjes së pagave të shtyhet, përkatësisht përgatitje të listave të reja të pagesës dhe procedura nëpër institucione për marrje të pagave vërtet mori shumë kohë. Supozoj që kjo është arsyeja që pagat janë vonuar. Në këtë rast, apeloj të punësuarit, e di që vështirë do të më kuptojnë të kenë durim dhe në një mënyrë të kaptojnë se kjo ka të bëj me natyrën teknike dhe jo diçka tjetër”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut. /Alsat/