Ambasada e Britanisë ka hapur konkurs për bursa për studime master njëvjeçare për studentët e RMV-së

Fituesit e bursës Chevening janë studiuesit që demonstrojnë cilësi udhëheqëse, kanë një vizion për të ardhmen dhe në fushat që dëshirojnë të punojnë.

Qeveria Britanike do të japë mbi 1.500 bursa Chevening globalisht për vitin shkollor 2020/2021, të cilat përfaqësojnë një investim të rëndësishëm nga Mbretëria e Bashkuar për zhvillimin e brezave të ardhshëm të udhëheqësve globalë.

Aplikimet për bursa kanë filluar në 5 gusht dhe do të zgjasin deri më 5 nëntor të këtij viti.

Bursat Chevening u jepen individëve që tregojnë potencial udhëheqës dhe kanë një prapavijë të shkëlqyer akademike për ndjekjen e studimeve master njëvjeçar në çdo universitet britanik.

Ambasadorja britanik në vend, Rachel Galloway thotë se bursat u ofrojnë mundësi udhëheqësve të ardhshëm ambiciozë, profesionalë dhe inovatorë nga të gjitha fushat e studimit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilëve u jepen mundësi të reja të ofruara gjatë studimeve të tyre.

Sipas Drejtorit të Sekretariatit të Chevening, Ben Coates, këto bursa lejojnë që individë nga e gjithë bota të studiojnë në një nga universitetet më të mirë globalisht.

“Përvoja e Chevening mund të jetë tepër pozitive, duke kontribuar në ndryshime pozitive jo vetëm për vetë mbajtësit e bursave, por edhe për shoqëritë dhe vendet nga vijnë. Universitetet tona promovojnë mendimin kritik, shkëmbimin e ideve dhe përmirësimin e njohurive dhe kontakteve. Që nga fillimi i programit Chevening në 1983, shumë prej tyre që kanë qenë pjesë e tij janë rikthyer në vendet e tyre dhe janë bërë udhëheqës në zona të caktuara. Unë personalisht jam takuar me to dhe jam i impresionuar nga pasioni dhe angazhimi i tyre ndaj asaj që ata po mësojnë dhe po zhvillohen në profesionistë të lartë në një larmi fushash. Sot, bota përballet me një sërë sfidash, dhe familja Chevening kontribuon në shkëmbimin e ideve dhe zgjidhjen e sfidave globalisht{, tha Coates.