Nxënës të shkollave të mesme, studentë, profesorë, prindër dhe të gjithë ata që dëshirojnë të informohen për mundësitë e vazhdimit të studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike në Francë, ishin sot në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup,në Panairin e 15-të “Studimet në Francë”. Panairi e organizuan Ambasada Franceze dhe Instituti Francez në Shkup, me mbështetjen e agjencisë shtetërore franceze për arsim të lartë Kampus Francë nga Parisi, dhe përveç përfaqësuesve të katër universiteteve shtetërore franceze dhe një shkollë të specializuar për inxhinierë, marrin pjesë përfaqësues edhe nga Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe mobilitet (Erasmus+), Fakulteti Filologjik nga Shkupi, Aleancat Franceze nga Tetova dhe Manastiri, si dhe studentë aktualë dhe të mëparshëm në Francë.
Në fjalën përshëndetëse, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu tha se bashkëpunimi i institucioneve arsimore maqedonase dhe franceze ka qëllim fisnik, që të rinjtë të fitojnë arsim cilësor dhe të rriten në qytetarë të orientuar drejt së ardhmes, të aftë të mendojnë në mënyrë kritike kur ekspozohen ndaj mendimeve të ndryshme, krijuese dhe komparative , duke i pranuar dallimet.
“Institucionet e arsimit të lartë të njohura globalisht në Francë janë tërheqëse për studentët nga nga e gjithë bota.Sigurisht që është sfidë të studiosh në vend me një nga sistemet arsimore më të mira, me shpenzime të ulëta studimi në universitetet publike dhe me bursa të shumta. Dhe krahas kësaj, një vend i mrekullueshëm për t’u njoftuar dhe jetuar,” theksoi Aliu.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të mbështesin studimet në universitetet e huaja me reputacion të njohurë Ndajnë bursa që mbulojnë shpenzimet e shkollimit, shpenzimet e jetesës dhe akomodimit, si dhe shpenzimet e transportit.
“Vendet në zhvillim kanë nevojë për investime intensive në kapitalin njerëzor, që do të shpie zhvillim drejtë përshpejtimit të zhvillimit ekonomik.Studimi në universitetet prestigjioze të huaja është i shumëanshëm – mundëson transferimin e teknologjive, inovacioneve dhe praktikave më të mira, ndërton ndërgjegjësimin multikulturor, prish paragjykimet, krijon marrëdhënie më të mira ndërmjet vendeve.Përmes arsimimit ndërkombëtar, studentët zhvillojnë lidhje personale me vendin mikpritës ,ndërsa kur të kthehen në vend, mund të ndihmojnë shumë në tërheqjen e investimeve të huaja dhe shkëmbimin ndërkombëtar të njohurive dhe ideve, theksoi Zëvëndësministri Aliu”
Për të realizuar atë, Qeveria dhe Ministria po punojmë për të rikthyer besimin e të rinjve për një të ardhme të sigurt në vend dhe siç theksoi zëvendësministri të gjithë presim ata që njohuritë e të rinjvetë cilët do të përfundojnë arsimin e lartë francez të shfryzëhohen brenda kufijve të vendit tonë për një të ardhme sa më të begatë për të gjithë qytetarët.
Panairi i studimeve në Francë mundëson vendosjen dhe forcimin e kontakteve ekzistuese ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë maqedonas dhe francez, si dhe shfrytëzim më të madh të mjeteve evropiane të ofruara përmes programit Erasmus+ për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik.