Alarmuese, nga viti në vit ulet numri i filloristëve

Vitet e fundit dukshëm po ulet numri i nxënësve filloristë, mirëpo e njejta nuk po ndodhë edhe me mësimdhënësit, sepse numri i punësimeve është rritur kur bëhet fjalë për një periudhë thuajse dy dekadëshe. Të dhënat statistikore, sipas profesorit Izet Zeqiri, në periudhën 2000-01 deri në vitin 2017-18 tregojnë se numri i nxënësve është ulur për 23 %, ose 56 927 nxënës. Ndërkohë, në po të njjetën periudhë është rritur për 37.37 % numri i mësimdhënësve të punësuar, respektivisht 4.976 mësimdhënës më shumë. Sipas Zeqirit, në këtë rritje të punësimeve dukshëm ka ndikuar edhe gjendja politike gjatë këtyre viteve.

Kur jemi te cilësia është shumë me rëndësi edhe punësimi i arsimtarëve sepse punësimi është evident se bëhet partiakisht. Asnjë arsimtar nuk mund të punësohet nëse  nuk ka librezë partiake, njw arsimtarë për tu punësuar, procesi i regrutimit dhe selektimit është një proces tërësisht i paratizuara dhe i politizuar në të cilën nuk mund të kalon punësimi i një arsimtari i cili nuk ka librezë partiake- deklaroi profesori Izet Zeqiri.

Profesori në pension Pregdrag Gavrilloviq thotë se këto shifra janë serioze të cilat kanë nevojë për një analizë sistematike.

Fatkeqësisht, gjithçka është e përzier me politikën, mirëpo arsimit patjetër duhet t’i kushtohet një rëndësi e posaçme sepse është pjesë përbërëse e zhvillimit të plotë të një kombi, të një politike, të një shteti dhe çdo gjëje tjetër. Kemi kapacitete megjithatë duhet të këmbëngulet që të ngrihet ky nivel, të shfrytëzohet mënyra e duhur- tha professori Predrag Gavrilloviç,

Ndërkohë, profesori Ejup Ajdini kujton se pasojat e punësimeve me kuadër jo adekuat do të ndjehen shumë shpejtë, pas pensionimit të mësimdhënësve të mirëfilltë dhe kuadrit adekuat.

Njerëzit thonë, sa u kemi gjeneratave që kemi qenë më parë kemi pak arsim, kemi pak shëndetësi, në të gjitha sferat. Prindërit nuk interesohen, veçanërisht për shkollat fillore e të mesme, sepse baza nis nga fillorja. Po të jem unë në ministri mësuesve të klasës së parë do tu kisha dhënë 1 mijë euro pagë, aty fillon, aty piqet fëmija. Ke njerëz plot me vlera, për fat të mirë kemi por e keqja është se ata nuk mund të vijnë në shprehje se kanë dinjitet, kanë unë, kanë ego e vet- tha professori Ejup Ajdini.

Po të analizohet në bazë të rajoneve apo qyteteve, profesori Zeqiri tha se numri më i madh i arsimtarëve është në komunën e Kërçovës me 279 arsimtarë, vijon Kumanova, Tetova, Shkupi, komuna e Karposhit. /Alsat-M/