Ademi: Nga nesër fillon platforma “E-Klasa”

Nga nesër fillon platforma nacionale e quajtur “E-Klasa”, për shkollat fillore dhe ato të mesme. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, njoftoi se Qeveria me propozim të ministrisë, kanë sjellur vendim që të vazhdohet mësimi në distancë, gjegjësisht nga shtëpia, ndërkaq këtë do ta rregulloj çdo institucion edukativo –arsmior veçmas. Platforma është punuar nga Byroja për Zhvillimin të Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF-in. Ademi tash se i kanë informuar të gjitha shkollat dhe deri tani janë paraqitur rreth 600 mësimdhënës që kanë shprehur interesim.

Kohëzgjatja e video leksioneve do të jetë 15 minuta dhe të njëjtat do të shoqërohen me prezantime, respektivisht narracion dhe sqarime nga ana e mësimdhënësve.

“Më lejoni të ju informoj për vënien në funksion të platformës së parë nacionale për mësim nga distance dhe ne ju rekomandojmë zbatimin dhe shfrytëzimin e web platformës së unifikuar nacionale që aktualisht është duke e përgatitur Byroja për Zhvillimin të Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF-in, e quajtur si ‘E- Klasa’, e cila do të jetë në dispozicion që nga dita e nesërme”.

Ademi u shpreh se sigurisht që do të ketë edhe vlerësim nga nxënësit, mirëpo për të njëjtën se di do të realizohet ajo, do të vendosin në mënyrë shtesë”, ka deklaruar ministri Arbër Ademi.