“70” vite nga themelimi i Zef Lush Markut dhe një paralajmërim: “Misioni vazhdon”

Është një nga vatrat më të forta të arsimit shqip në Shkup. Shkolla e mesme Zef Lush Marku sot feston jubileun, 70 vjeç nga themelimi i saj.

Në faqen zyrtare në fejsbuk, nga ZLM, kanë shpërndarë një lajm lidhur me 70 vjetorin e themelimit të shkollës.

Schoolture.info ju sjell shkrimin e plotë:

Drejtoria dhe stafi i ShMQSh” Zef Lush Marku”- Shkup, të gjithë të punësuarve, nxënësve dhe prindërve i uron 70 Vjetorin e themelimit dhe ekzistimit të shkollës sonë. Në pamundësi për të uruar dhe festuar, ashtu siç kemi dhe kanë festuar më parë, për shkak të Pandemisë Botërore COVID 19, jemi të detyruar në mënyrë modeste ta shënojmë, këtë datë historike të bekuar për ne, e që ka qenë dhe do të mbetet, simbol i diturisë dhe krenarisë së shqiptarëve të këtyre trevave!
Për këtë Vit Jubilar Festën tonë me Akademi Solemne do t’a prolongojmë për ditë më të mira, për t’ju dëshmuar thesarin e krijuesve tanë, nxënësve dhe kolegëve që t’i nxjerin në pah vlerat artistike, kulturore e arsimore që ka kultivuar, kultivojnë e me shpresë se edhe në të ardhmen, do t’i promovojmë ne si Institucion.
Njëkohësisht i urojmë dhe falenderojmë të gjithë Ish të punësuarit që gjatë tërë kësaj periudhe 70 vjeçare, në historinë tonë, kanë dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për arsimin dhe edukimin e gjeneratave të reja të ShMQSh ”Zef Lush Marku”- Shkup. Ky tempull i diturisë përjetoi furtuna të ndryshme, batica dhe zbatica, mirëpo falë mençurisë dhe guximit të profesorëve dhe udhëheqësve tanë, kjo shkollë mbijetoi. “Misioni vazhdon”