1 SHTATORI/ Nëse gjendja epidemiologjike është stabile, nxënësit u kthehen bankave shkollore

Nëse gjendja epidemiologjike mbetet stabile siç është tani, atëherë të gjithë nxënësit do të fillojnë mësimin me prezencë fizike pa restrikcione në klasat ose numrit të nxënësve. Do të ketë protokolle siç janë ajrosja, mënyra e uljes në bankat, ndrrimit të klasave etj… Kështu ka deklaruar ministri i shëndetësisë, deklaratën e të cilit e përcjell Schoolture.

Ai tha se është me rëndësi se ata kanë të punuar në tre skenarët për fillimin e ri të vitit shkollor.

“U bënë tre skenarë në varësi nga situata epidemiologjike. Nëse përkeqësohet situata epidemiologjike, jemi të gatshëm të intervenojmë në pjesën se si të organizohet mësimi”, tha Filipçe, në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Klinikën në Manastir.